Qysh me përgaditë sallatë me misër?
- dua.com Team ·
- 19.01.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- ½ kg misër
- 2 speca të gjelbër
- 1 qepë
- Repa të kuq
- Lëng limoni
- Vaj
- Kripë
- Piper.
Copëtohen specat dhe pastrohen nga farat. Qepa grihet imët dhe rrepat priten në rrathë. Të gjitha përzihen me masën e misrit, spërkaten me lëng limoni, vaj, kripë dhe piper. Sallata qëndron ne vend të ftohtë e pastaj zbrazet në enë qelqi.