Qysh me përgaditë sallatë me mish pule?
- dua.com Team ·
- 03.05.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 2 copa mish i bardhë pule
- 1 qepë
- 200 ml ujë
- 50 ml majonezë
- 200 gram djathë
- 3 lugë susam
- majdanoz
- 300 gram pasta të ziera
- kripë.
Së pari grihet qepa imët dhe bashkohet me mishin e bardhë të copëtuar. Shtohet në tenxhere me ujë e vaj dhe lihen të zihen në zjarrë të ngadaltë derisa uji të avullohet. Zihen edhe makaronat. Njëkohësisht fërgohet susami në tigan, dhe lejohet të ftohet derisa të marrë ngjyrë të artë. Pastaj, në një enë vendoset mishi i kulluar. Shtohet majoneza, djathi i thërmuar, susami dhe majdanozi. Përzihet, dhe në momentin që dëshironi ta shërbeni shtoni lëng limoni.