Qysh me përgaditë sarma me spinaq?
- dua.com Team ·
- 31.05.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 500 gram mish të bluar
- gjethe spinaqi
- 1 gotë oriz
- 2 qepë
- 250 gram margarinë
- 2 gota ujë
- 1 gotë ajkë
- 2 lugë piper të kuq
- kripë
- piper të zi.
Në një tigan vendosim qepët e coptuara, mishin e bluar, orizin, krypë dhe piper të zi sipas shijes, i fërgojmë për 5 minuta dhe e shtojmë piperin e kuq, vazhdojmë me fërgim dhe për 2 minuta të tjerë. Gjethet e spinaqit i përvlojmë me ujë. Masën në tigan e mbështjellim me gjethet e spinaqit.
Sarmat e mbështjellura i rendisim në tenxhere, dhe i shtojmë 2 gota ujë në të. Djegim pak ynyrën në një tigan bashkë me 1 lugë piper të kuq dhe e shtojmë në tenxhere. Sarmat i ziejmë në temperaturë mesatare për 1 orë. Sarmat pasi të jën zier i heqim nga tenxherja, i rendisim në tavë, shtojmë 1 gotë ajkë sipër tyre, dhe i pjekim në furrë për 15 minuta.