Qysh me përgaditë tavë elbasani?

  • dua.com Team ·
  • 02.03.2017 ·
  • Receta ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • 500 gram mish
  • 2 lugë gjalpë
  • 2 vezë
  • 3 gota jogurt apo kos
  • 2 lugë miell
  • 1 lugë oriz
  • kripë.

Mishi pritet në copë, vendoset në tepsi, shtohet gjalpë mbi dhe futet në furrë. Pasi të pjeket largohet nga furra. Në tenxhere me gjalpë fërgohet mielli derisa të zverdhet, shtohet lëngu i mishit të pjekur, përzihen dhe lejohet të vlojë derisa të bëhet një salcë e trashë. Largohet nga zjarri dhe pasi të ftohet shtoeht kosi, vezët, kripa dhe përzihet mirë. Në tavë hidhet orizi gjysmë i zier, mishi dhe shtohet masa e përgaditur. Pjeket në temperaturë 180 gradë për gjysmë ore.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023