Qysh me përgaditë tavë me qumësht?
- dua.com Team ·
- 25.11.2016 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 2 kg mish qengji
- 2 gota oriz
- 5 gota qumësht
- Kripë
- Piper.
Mishi i qengjit pritet në racione, skuqet në pak yndyrë, kriposet. Hidhen mbi mish 1-2 gota ujë dhe në enë të mbuluar me kapak zihet derisa të zbutet. Orizi pastrohet, lahet dhe vihet në tepsi ku do të piqet. Shtohet qumësht, kripë dhe copa gjalpi. Pasi të rrafshohet mirë, vihen copat e mishit të zier. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë për tu pjekur derisa të zihet orizi.
![](https://www.dua.com/wp-content/uploads/2024/10/unnamed-file-180x180-optimized.jpg)