Qysh me përgaditë tiramisu?
- dua.com Team ·
- 08.12.2016 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 250 gram mascarpone
- 250 gram biskota
- 3 vezë
- 100 gram sheqer
- 2 lugë kakao.
Tunden të bardhat e vezëve. Në një enë tjetër tunden të verdhat e vezëve me sheqer duke ia shtuar mascarponen. Kombinohet masa me të bardhat e vezëve. Në një enë vendosim 200 ml ujë të vluar me 2 lugë nescafe. I ulin keksat në to që të zbuten pak. Tani marrim enën për vendosje dhe vendosim një rend biskota, një rend nga masa e përgaditur dhe në fund pluhurosim me kakao. Vazhdojmë deri në përfundim të masës dhe e lejojmë të ftohet ëmbëlsira.
