Qysh me përgaditë tonifikues për lëkurë me trëndafil?

  • dua.com Team ·
  • 27.03.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • ½ flxhan gjethe lajthi të egër
  • ½ filxhan me gjethe trendafili të thata
  • 5 pinjolla rozmarinë të freskët

Në një blender hidhni të gjithë përbërësit me radhë, i lini aty deri sa të përzihen mirë duke e shikuar nëse është krijuar një masë paksa e lëngshme. Vendoseni masken në fytyrë dhe lëreni të qëndroj 10 minuta. Shperlani fytyren me ujë të bollshem dhe lyeni fytyren me krem hidratues.

Gjethet e lajthisë së egër janë një ekstrakt natyral shumë i rëndësishem në krijimin e produkteve kozmetike, si dhe shumë të këshillueshme për organizmin tuaj. Gjethet e lajthisë kanë efekt shumë të mirë në pastrimin e poreve në thellësi. Ju ndihmon të heqni yndyren, make up-in dhe pluhurat e akomuluar gjatë ditës. Sapo të përdorni këtë përbërës do të vëreni që lëkura juaj do të përmirësohet ndjeshem duke i dhuruar asaj një pamje të butë dhe të lëmuar. Ndërsa rozmarina ndihmon në qarkullimin e gjakut në lëkurë.

dua.com Team

Related