Qysh me përgaditë tortë me gështenja?
- dua.com Team ·
- 17.02.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 100 gram gjalpë e zbutur
- 10 vezë
- 250 gram sheqer
- 400 gram gështenja
- 100 gram bajamë
- 400 ml ajkë e tundur
- 100 gram griz.
Tundet gjalpi me sheqer. Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur së bashku. Shtohen 200 gram gështenja të ziera e të shtypura, bajamet, grizi dhe të bardhat e vezëve të tundura në shkumë. Torta pjeket në dy pjesë në temperaturë të ulët. Ajka tundet me sheqer. Shtohen 200 gram gështenja dhe 1 lugë rum. Korja e pjekur lyhet me ajkën e përgaditur. Mbulohet me koren tjetër e cila lyhet mbi dhe anash me të njejtin krem.