Qysh me përgaditë torte me kajsi?
- dua.com Team ·
- 31.03.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 1 kg kajsi
- 3 lugë sheqer
- 5 vezë
- 5 lugë miell
- 200 gram ajkë të tundur
- sheqer vanille.
Kajsitë pastrohet, ndahen përgjysmë dhe palohen në tepsi të lyer me yndyrë. Shtohet 3 lugë sheqer dhe ena futet në temperaturë 200 gradë. Ndërkohë përgaditet peta nga vezët, sheqeri, sheqeri vanillë dhe mielli. Masa e tundur hidhet mbi kajsi gjysmë të pjekura dhe prap kthehet në furrë. Ulet temperatura në 180 gradë dhe vazhdon pjekja derisa të skuqet peta. Ëmbëlsira e pjekur,përmbyset në pjatë ku do të shërbehet. Pasi të ftohet, lyhet anash dhe zbukurohet me ajkë të tundur.