Qysh me përgaditë tullumba?
- dua.com Team ·
- 24.02.2017 ·
- Receta ·
- 1 min read
Përbërësit:
- 2 gota e gjysmë miell
- 1 lugë margarinë
- 2 gota ujë
- 2 lugë lëng limoni
- 4 vezë.
Sherbeti:
- 2 gota sheqer
- 2 gota ujë
- 1 lugë lëng limoni.
Vlohen 2 gota ujë. Shtohet vaj dhe lëng limoni. Pasi vaji fillon të shkrihet filloni ta shtoni miellin. Fërgoni derisa të merr ngjyën e verdhë. Lëreni të ftohet pak dhe shtoni vezët. Përzihet me mikser derisa të bëhet brumi. Bëni formën me anë të shiringën dhe preni në gjatësi të dëshiruar. Vendosni në tenxhere për fërgim derisa të skuqen. Pastaj largoni nga zjarri dhe vendoseni në sherbetin e ftohtë.