Qysh me përgaditë uthull të mollës?

  • dua.com Team ·
  • 20.03.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Merren pesë kg mollë të egra (ose edhe të buta) të paspërkatura me kimikate, lahen mirë, priten dhe bluhen me makinë të thjeshtë për bluarjen e mishit. Masa vendosët në enë të emaluar, kavanoz, qelq, etj; dhe mbushet me ujë aq sa ta lagë masën e bluar. Në këtë sasi mund të vendosën edhe 20-50 gramë sheqer i bluar. E tëra mbulohet me garzë dhe vendosët në vend të nxehtë (në dimër), ose në vend me diell, për 20 ditë.

Gjatë kësaj kohe, vetvetiu me nxehjen e masës, përfitohet uthulla e mollës, e cila vendosët në shishë (e kulluar) dhe ruhet në vende të ftohta e të errëta. Por uthulla e mollës mund të përgatitet edhe nga lëkurat e mollës. Për këtë lëvoret e mollëve të qëruara në përpjesëtim 1:1 duhen vendosur në një kavanoz më të madh (1 kg lëvore me 1 litër ujë). Sipër lëvoreve vendosët uji i sheqerosur sipas dëshirës. Kavanozi mbyllet me pece pambuku. Pas 3-4 javëve fitohet uthulla e mollës.

Për infektivët virusale dy lugë uthull molle përzihen me 2 lugë mjaltë dhe me gjysmë gotë uji të nxehtë. Me këtë përzierje shpëlahet fyti dhe pihen disa lugë gjatë ditës. Shpëlarja e fytit duhet përsëritur katër herë në ditë, ndërsa personat me fyt tejet të ndjeshëm këtë mund ta bëjnë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje. E njëjta mënyrë, por në sasi më të vogël të uthullës së mollës, aplikohet edhe të fëmijët, por mbi moshën pesëvjeçare.

dua.com Team

Related