Qysh me përgaditë vanillëza?

  • dua.com Team ·
  • 27.01.2017 ·
  • Receta ·
  • 1 min read

Përbërësit:

  • 200 gram gjalpë i zbutur
  • 3 të verdha vezësh
  • 1 ve e plotë
  • 4 lugë sheqer
  • Lëngu i 1 limoni
  • Lëvorja e 1 limoni
  • 1 sheqer vanillë
  • 400 gram miell
  • Reqel
  • Sheqer pluhur.

Tunden gjalpi i zbutur me sheqer, në të cilin shtohen vezët një nga një. Shtohet pak lëng limoni dhe lëvorja e kaluar në rende. Pasi të përzihen mirë shtohet miell derisa të gatuhet një brumë i butë. Brumi shtrihet në tavolinë të përmillur dhe me anë të gotës nxiren vanillëzat të cilat palosen në tepsi të lyer me yndyrë. Pjeken në temperaturë 200 gradë për 10 minuta. Vanillëzat e nxehta lyhen me reqel dhe bashkohen dy nga dy. Mbi shtohet sheqer pluhur i përzier me sheqer vanillë.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023