Qysh me përgatitë akullore me vishnje dhe çokollatë?
- dua.com Team ·
- 03.07.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Kur është hera e fundit që keni ngrënë një akullore me vishnje? Ne rekomandojmë që konsumimi i akullores të bëhet në secilën stinë të vitit. Më e mira është që atë ta përgatisni vetë në shtëpi. Për këtë arsye edhe po ju propozojmë këtë recetë. Akullorja me vishnje padyshim që është e shijshme. Mirëpo kjo ëmbëlsira është edhe e shëndetshme dhe as që do t’ju marrë shumë kohë. Ndiqni udhëzimet tona dhe nuk do të zhgënjeheni.
Përbërësit për akullore me vishnje
- 150 – 200 g vishnje (të pastruara nga bërthamat),
- 200 ml qumësht sipas dëshirës (më mirë është qumësht kokosi),
- 2 lugë të vogla kakao të freskët,
- 2 lugë të vogla sheqer.
Përgatitet shumë thjeshtë
Së pari vishnjet lani dhe pastroni nga bërthamat. Pastaj pasi t\’i keni pastruar qitni në blender. Aty shtoni qumështin, kakaon dhe sheqerin. Të gjithë përbërësit përzieni në blender dhe qitni në kallëpe për akullore apo në enë për ngrirje. Ngrini disa orë apo gjithë natën. Pastaj akullorja është e gatshme për servim. Shijojeni!
Pse janë të mira vishnjet?
Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Vishnjat pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh vishnja.Duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës, vishnjat sigurojnë që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru. Meshkujt që duan të kenë fëmijë, duhet shpesh të hanë vishnja.Për shikim të mirë, hani vishnja, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy. Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza.