Qysh me përgatit antipastë verore me perime dhe mozarela?
- dua.com Team ·
- 09.07.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Qysh me përgatit antipastë verore me perime të freskëta dhe omzarela? Në verë oreksi reduktohet për shkak të vapës së madhe. Ndaj, këshillohet shpesh që të hidratoheni mjaftueshëm e të konsumoni sa më shumë perime e fruta të freskëta.
Vakte të lehta si për shembull antipastat me perime janë zgjedhja perfekte. Ato jo vetëm që janë tepër ushqyese, por as nuk ju shtojnë në peshë. Pastaj ka mënyra nga më të ndryshme se si mund t\’i përgatisni ato. Jo vetëm këtë recet që po ju sjellim ne sot, por edhe shumë kombinime të tjera verore perimesh të freskëta dhe ushqyese. Për sot po ju sjellim një recetë të lehtë dhe të shijshme.
Përbërësit për antipastë verore:
- Mozarela sa të keni dëshirë
- 4-5 kokrra pomodorini (domate të vogla)
- 3-4 rrepa
- Ullinj
- 2 speca të kuqe ose jeshile për sa më shumë ngjyrë në pjatën tuaj
- Kripë dhe piper
- Vaj ulliri dhe erëza të freskëta
Përgatitja:
Pastrojini perimet me ujë të bollshëm dhe prijini njërën pas tjetrës. Specat prijini në kuadratë të mëdhenj, rrepat në rrathë të hollë, dhe domatet e vogla mos i prisni fare.
Merrni shkopinjtë e shishqebabit dhe filloni vendosni njëra pas tjetrës, specin, domaten, mozarelën, rrepën, kokrrat e ullirit. Spërkatini me vaj ulliri, kripë e piper. Shoqërojini me panine të thekura me gjalp e spërkatur me rigon. Vendosini në pjatë dhe Ju bëftë mirë!