Qysh me përgatitë biskota me mollë?

  • dua.com Team ·
  • 14.08.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

A keni provuar ndonjëherë bisokta me mollë? Vjeshta është stina e mollëve. E përpos konsumimit si fryt e reqelit, ju mund të përgatisni edhe biskota me mollë. Receta e biskotave që ne po ju prezantojmë është e lehtë për tu përgatitur. Këto bisokota janë tejet të shijshme. Ato mund të shoqërohen me çaj ose kafe. E mira e kësaj recete është se edhe përgatiten shpejt.

Përbërësit për biskota me mollë

  • 120g sheqer
  • ½ lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 4 vezë
  • 200g margarinë
  • 500g miell
  • 1 lugë çaji pluhur gatimi
  • 3 mollë

Përgatitja

Për bisokta me mollë së pari, përzieni vezët, sheqerin dhe vaniljen me mikser. Përziejen bëjeni derisa të bëhet masë e njëtrajtshme. Pasi të jetë arritur ajo shtoni margarinën dhe përzieni sërish. Në funs, për trashje të brumit shtojeni miellin dhe pluhurin e gatimit dhe përziejeni me lugë. Pastaj qëroni mollët, prejini ato në kuba të vogël dhe shtojini në përzierje.

Pastaj nga brumi i krijuar ndani në biskotat. Atyre mund t\’ju jepni forma sipas dëshirës. Qoftë me dorë apo qoftë duke i prerë me forma adeukate të kuzhinës. Në një tepsi shtroni një letër kuzhine. Pastaj aty vendosni bisoktat. Kini kujdes të mos i vendosni biskotat afër njëra-tjetrës. Në mënyrë që ato mos të digjen. Piqeni në 200 gradë Celsius për 10-15 minuta, në një furrë të cilën e keni ngrohur paraprakisht. Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023