Qysh me përgatitë cheesecake?
- dua.com Team ·
- 09.09.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Cheesecake apo ëmbëlsira me djath është një nga ëmbëlsirat më të preferuara kohët e fundit. Ka disa mënyra për ta përgatitur këtë ëmbëlsirë. Ne po ju sjellim një nga recetat më të thjeshta dhe të shijshme.
Përbërësit
- 200 gr biskota (te thjeshta)
- 150 gr gjalpë
- 500 gr djathë i butë Philadelphia
- 100 gr pana e freskët
- 100 gr sheqer
- 2 vezë + 1 të verdhë veze
- 1/2 lëngu limoni
- 1 pako vanilje
Përgatitja e Cheesecake
Si fillim përgatisim bazën e cheesecake. Biskotat i shtypim fort të gjitha ose i grijmë me grirësin elektrik duke shtuar edhe gjalpin në të. Marrim një tavë të rrumbullakët me diametër rreth 22-24 cm dhe i vendosim letër furri. Hedhim në të biskotat me gjalpin. I shtypim mirë me lugë ose me dorë duke krijuar një bazë në gjithë tavën. Më pas e vendosim tavën në frigorifer përreth 30 minuta. Përgatisim kremin sipër për cheesecake.
Në një enë qelqi hedhim vezët, sheqerin, vaniljen dhe lëngun e limonit. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Më pas shtojmë edhe philadelphia dhe panën dhe vazhdojmë ti rrahim përsëri derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit. Marrim bazën nga frigoriferi dhe i hedhim sipër kremin e përgatitur. Fusim tavën ta pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth një orë. Më pas e lemë cheesecake të ftohet dhe e zbukurojmë sipër me salsa të ndryshme sipas dëshirës, me luleshtrydhe, fruta pylli ose mund ta shijojmë kështu siç është.