Qysh me përgatit gjellë me bishtaja dhe mish pule?

  • dua.com Team ·
  • 06.05.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Bishtaja dhe mish pule janë kombinim perfekt. Bishtajat janë shumë të shëndetshme, sidomos nëse i gatuani ato me mish pule. Unë për vete madje i preferoj shumë. Kur vjen sezoni i bishtajave, marr me kile, i pastroj, i pres dhe i ruaj në ngrirje për muaj te tërë.

Kur vjen dimri dhe më shkon mendja për një gjellë me bishtaja dhe pulë, marr ato që kam ruajtur dhe i gatuaj. Ja cila është receta ime e preferuar për t\’i gatuar ato.

Përbërësit për bishtaja dhe mish pule :

  • 600 g bishtaja;
  • 1 qepë;
  • 2 karota;
  • 1 domate ose salcë
  • 1 spec i gjelbër ose i kuq;
  • 4 thelpinj hudhre;
  • majdanoz;
  • vaj, kripë dhe piper.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni qepën e grirë dhe specin e grirë imët. Shtoni bishtajat dhe hudhrat, edhe ato të grira. Fërgoni që të zbuten bishtajat, pastaj shtoni kripën dhe mishin e pulës.

Mishi i pulës do lëshoj lëngun e vet, hidhni salcën ose domaten e prerë në kubik, së bashku me karrotat. Lërini të fërgohen për pak dhe shtoni dy ose tre gota ujë. Lërini të ziejnë dhe të shteroj pak lëngu. Shtojini fletët e majdanozit dhe piperin në fund që të ruajnë aromën. Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023