Qysh me përgatit glazurë si në ëmbëltore në kushte shtëpie?
- dua.com Team ·
- 25.06.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Glazurë si në ëmbëltore – Çokollata e shkrirë është shtojcë e përsosur për akullore, tortë dhe ëmbëlsira. Nëse nuk dëshironi të blini glazurë të gatshme, kjo është mënyra se si ta bëni vetë pa u lodhur shumë. Kush nuk e adhuron çokollatën e shkrirë. Nëse thoni se jo e keni gabim, dhe ne do t\’jua provojmë se e keni gabim. 😀 Kjo video do t’ju bind që menjëherë të shkoni te shporeti, ndërsa më vonë do të lëpini edhe gishtat!
Përbërësit për glazurë:
- çokollatë e bardhë apo e zezë për zierje,
- ujë i ftohtë,
- garuzhdë e drunjtë,
- tepsi e zbrazët apo enë e ngjashme,
- tenxhere e vogël.
Përgatitja:
- Në pllakë të shporetit qitni tenxheren dhe qitni ujë dhe prisni të vlojë.
- Gjatë kësaj kohe çokollatën për zierje priteni në copa të imta.
- Kur uji të vlojë ulni zjarrin dhe tenxheren e vogël vendoseni në tepsinë e zbrazët.
- Në tepsinë e zbrazët qitni çokollatën e grirë, e cila ngadalë do të fillojë të shkrihet.
- Përzieni herë pas here çokollatën me garuzhdën e drunjtë derisa të shkrihet e gjitha.
Mund të përdorni për shumë gjëra, pro do t\’jua sugjeroja ta shoqëronit me ndonjë akullore të shijshme dhe ta shkrini sipër. Jo vetëm që është kombinim fantastik, por edhe do kënaqeni me estetikën kur t\’i hidhni sipër glazurën. Shoqërojeni edhe me waffles apo pancakes, ose edhe krepa të mbushura, ka alternativa pa fund, mjaton të vendosni kë preferoni. Glazura si në embëltore do t\’ju lërë pa fjalë ose me pak fjalë do t\’ju shkoj goja lëng. Ju bëftë mirë!