Qysh me përgatit kek me karrotë – kombinim i shkëlqyer!

  • dua.com Team ·
  • 08.05.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Nëse nuk keni provuar ende kek me karrotë ju sygjerojmë të mos e paragjykoni nga emri por ta provoni gjithsesi! Ky kek është një nga ëmbëlësiat më të mira dhe të lehta që mund të hani. Nëse keni edhe fëmijë ju garantojmë që edhe ata do ta adhurojnë! Më poshtë lexoni recetën, e cila është mjaftë e lehtë!

Përbërësit per kek me karrotë:

  • 300 gr karrota
  • 4 kokrra vezë
  • 150 gr sheqer
  • Lëngu e një portokalli
  • 200 gr miell
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 150 ml vaj

Për kremin e vanilles

  • Krem për tundje
  • 250 gr sheqer pluhur
  • 4-5 lugë gjelle lëng limoni
  • Arra për dekor sipër – sipas dëshirës

Përgatitja:

Ngrohni furrën në temperature 180 gradë. Më pas, pastroni karrotat, largojuni lëkurën dhe grijini imët përmes një rende kuzhine. Rrihni vezët në një tas dhe shtoni më pas sheqerin.Rrihini bashkë derisa sheqeri të shkrijë. Shtoni më pas vajin dhe vijoni t’i përzieni duke shtuar njëkohësisht karrotat e grira. Shtoni më pas dhe lëngun e portokalles dhe përziejini mirë që të gjithë përbërësit.

Vendosni miellin në një tas dhe shtoni aty sodën e bukës.Përziejeni të gjitha bashkë. Më pas miellin gradualisht e shtojmë pak e nga pak në enën ku kemi masën me karrota dhe vezë. Përzjeini mirë dhe të gjithë masën vendoseni në tepsi. Futeni të piqet në furrën e parangrohur për 45-50 minuta derisa keku të marrë një ngjyrë të artë të praruar.

Pasi të jetë pjekur lëreni të ftohet.Në fund përgatisni nëse dëshironi kremin e tundur në mikser. Përzjeni sheqerin pluhur me lëng limoni derisa masa të krijohet në masë në formë kremi.
Lyeni gjithë sipërfaqen e kekut me kremin glase dhe lëreni të ngrijë për pak minuta dhe më pas shijojeni.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023