Qysh me përgatit krofne jogurti sipas recetës tradicionale?
- dua.com Team ·
- 22.04.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Krofne jogurti – recetë e pagabueshme për t\’ju falur shijen më të mirë të mundshme të krofneve. Shoqërojini me mbushje me recel ose nutella. Janë super fantastike.
Përbërësit për krofne jogurti:
- 3 vezë,
- 1 gotë kos ose jogurt,
- 14 lugë miell,
- 1 qeskë pluhur paste,
- vaj për fërgim,
- sheqer pluhur.
Përgatitja:
Përziejmë tharmin me pak qumësht të vakët dhe i hedhim pak sheqer e pak kripë nga masa që përmendem më lart. E lejmë 10 min deri sa të vie. Pastaj aty qesim edhe kripen dhe sheqerin tjetër dhe 4 t`kuqtë e vezëve. I perziejmë me dorë gradualisht duke e shtu miellin dhe duke i shtu të bardhat e vezëve një nga një.
I perziejmë ashtu deri sa të formohet një brum i cili nuk të ngjitet për duar.P astaj brumin e qesim në një enë dhe e mbulojmë e lëmë deri sa të vie. Kur të vie brumi e përziejmë me duar te lagura në ujë. Përsëri e lëmë të vie dhe kështu 2 apo 3 her e përsërisim këtë procedurë. Në fund e qesim mbi tavolinë i qesim pak miell dhe e tëhollojmë me tëhollues.
Me gotë uji nxjerrim forma të rrumbullakta dhe i lëmë te mbuluara ashtu për gjysëm ore. Ngrohim vajin dhe krofnet fillimsht i rrotullojmë(ana që ka qenë përmbi e qesim ne vaj më së pari) dhe i qesim të fërgohen.Përmbi iu qesim sheqer pluhur,apo i mbushim me marmeladë ose eurokrem.
Krofne janë donuts të mbushura me ajër. Ato janë të rrumbullakëta dhe zakonisht mbushen me pelte, reçel, reçel ose çokollatë, si dhe gjalpë, nutella dhe kanellë. Ato gjithashtu mund të mbushen me krem kremi, ose krem, por kjo zakonisht është më pak e zakonshme.
