Qysh me përgatit mish pule me spinaq të bërë në role?

  • dua.com Team ·
  • 30.09.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Qysh me përgatit mish pule me spinaq të bërë në role? Recetë mjaft e shijshme për një drekë të këndshme me familjen dhe me miqtë tuaj. Për ta përgatitur këtë vakt të shijshëm, ndiqni udhëzimet e mëposhtme.

Përbërësit:

  • 1.400 gr fileta pule;
  • 80 gr spinaq;
  • 80 gr djathë;
  • 1 lugë e vogël kripë;
  • 1 lugë e vogël erëza bimore;
  • 1 lugë e vogël piper të bluar.

Përgatitja:

Mish pule me spinaq mund të përgatis kushdo, kjo nuk diskutohet. Mirëpo, mish pule të bërë role dhe të mbushur me spinaq, kjo po është revolucion. Ja si ta përgatisni: Mishin e pulës lajeni dhe me thikë bëni xhepa për mbushje. Pastaj përzieni kripën, erëzat bimore dhe piperin, lyeni mishin dhe lëreni disa orë në frigorifer që të marinohet. Bëjeni këtë në darkë dhe në mengjes mund ta përgatisni për drekë. Zieni spinaqin në avull dhe priteni, djathin thërrmojeni dhe përziejeni me spinaq. Xhepat mbushni me përzierjen e përgatitur dhe bëjini role. Mishin vendoseni në tepsi të lyer, e cila është rezistente ndaj zjarrit. Mbulojeni me kapak dhe piqeni rreth 30 minuta në 180 gradë. Shërbejeni me sallatë të freskët, ndërkaq mund t’i shtoni edhe patate. Sido që ta kombinoni do t\’ju shijoj jashtëzakonisht shumë. Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023