Qysh me përgatit mish pule të pjekur në skarë me misër?

  • dua.com Team ·
  • 22.06.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read
Mish pule të pjekur në skarë me misër aromatik – një propozim perfekt për ushqim të lehtë dhe të shëndetshëm. Ja si ta përgatisni atë me këtë recetë fantastike dhe të mrekullueshme:

Përbërësit për mish pule të pjekur:

  • 1 kg kofshë pule me kocka dhe lëkurë;
  • 2 misra të mëdhenj;
  • 1 filxhan i vogël fletë të freskëta borziloku;
  • ½ e filxhanit të vogël fletë të freskëta mente;
  • 20 g parmezan të grirë në rende;
  • 1 thelb hudhre;
  • ¼ e filxhanit të vogël lëng limoni;
  • 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër;
  • kripë;
  • piper.

Përgatitja:

1. Marinoni çdo kofshë të pulës me erëza dhe me 1/3 e lugës së vogël kripë dhe piper. Piqni në skarë mishin e pulës në temperaturë mesatare, të mbuluar me kapak, 20 minuta apo derisa të skuqen, duke i rrotulluar një herë.
2. Piqni në skarë misrat në temperaturë mesatare duke i rrotulluar herë pas here.
3. Në blender përzieni borzilokun, mentën, parmezanin, hudhrën dhe ¼ të lugës së vogël kripë, derisa përbërësit të imtësohen mitë. Shtoni lëngun e limonit dhe vajin e ullirit.
4. Hiqni kokrrat nga boça e misrit dhe përzieni me lyerjen e bimëve. Shërbeni mishin e pulës bashkë me misrin e aromatik. Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023