Qysh me përgatit një smoothie të shëndetshme për mëngjes?
- dua.com Team ·
- 13.05.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Si e nisni ditën? Shpresojmë se me një smoothie të shëndetshme për mëngjes. Nëse ky nuk është zakoni juaj, ne ju rekomandojmë ta ndryshoni. Nuk ka asgjë më të mirë se fillimi i ditës me një pije përplotë me vitamina. E mira është se receta për smoothie të shëndetshme për mëngjes ka plotë.
Disa sosh mund t\’i gjeni edhe në faqen tonë. Mirëpo sot ne po ju rekomandojmë një që është shumë unike. Avokadot janë mjaft popullore kohët e fundit. Shpesh përzihen me qumësht të kondensuar të ëmbël për t’u dhënë një shije më të butë si milkshake. Ne ju rekomandojmë qumështin e kokosit dhe nëse doni më tepër ëmbëlsues mund të përdorni mjaltin.
Përbërësit për smoothie të shëndetshme
- 1 avokado e madhe, e pjekur mirë;
- 1 filxhan grek (vanilje ose mjaltë);
- 6-8 lugë mjaltë ose agave nektar
- varësisht sa preferoni të jetë e ëmbël 1 ose 1/2 filxhan qumësht kokosi
- 1/2 – 3/4 filxhan akull të grimcuar, opsional
Përgatitja
E mira a smoothieve është se përgatitja e tyre është tejet e lehtë dhe e thjeshtë. Edhe për këtë smoothie vetëm kombinoni të gjithë përbërësit përveç akullit në blender. Pastaj përzieni deri sa të krijohet masë e njëtrajtshme. Pasi të jetë përzier shërbejeni menjëherë ose mund t’i shtoni edhe pak qumësht.