Qysh me përgatit omblet tajlandez – i gatshme për 90 sekonda?

  • dua.com Team ·
  • 16.06.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read
A keni provuar ndonjëherë të hani omblet tajlandez? Një omblet i shijshme, e shëndetshme, ndryshe nga të tjerët. Si të gjithë ombletët e tjerë, as ky nuk don shumë filozofi për tu përgatitur. Megjithatë janë disa detaje të vogla që e bëjnë këtë omblet tajlandez unik nga të tjerët. Nëse e ndiqni me pikëmëri recetën për omblet tajlandez që ne po ju propozojmë atëherë padyshim se do të kënaqeni kur ta shijoni.

Përbërësit për omlet tajlandez

  • 2 vezë;
  • ½ lugë të vogël lëng limete apo uthull të zakonshme;
  • 1 lugë e vogël salcë nga peshku;
  • 1 lugë ujë;
  • 1 lugë miell orizi apo qull misri;
  • 1 filxhan i vogël vaj i zakonshëm bimor.

Përgatitja

Së pari në një enë tundni vezët me pirun. Pasi t\’i tundur vezët, ju duhet të shtoni përbërësit e tjerë me rradhë. Nisni me lëngun e limetës apo uthullës, salcën e peshkut, ujin dhe miellin e orizit apo qullin e misrit. Pastaj vazhdoni t\’i përzieni me pirun derisa të bëhen të shkumëzuara. Në ndërkohë nxehni mirë vajin në një tenxhere më të vogël. Pasi të jetë nxerë qiteni tretjen me vezë. Pas 20 sekondave, rrotullojeni omëletën. Lëreni që ana tjetër të fërgohet edhe 20 sekonda. Hiqeni omëletën nga tigani dhe shërbejeni menjëherë. Kështu mëngjesi juaj është gati. Provojeni këtë recetë dhe nuk do  të zhgënjeheni. Gjithmonë është argëtuese të eksperimentoni receta të reja. Qoftë edhe me vezë, që janë një gjërat më të thjeshta për tu gatuar. Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023