Qysh me përgatit palapeta të shijshme me kafe për mëngjes?
- dua.com Team ·
- 01.09.2020 ·
- Receta ·
- 1 min read
Qysh me përgatit palapeta të shijshme me kafe? Palapetat me kafe apo jo, janë ndër të preferuarat e mia. Megjithatë, po ju sjell sot një recetë super interesante dhe të shijshme. Provojeni!
Përbërësit për palapeta:
- 240g miell
- 1 lugë gjelle pluhur kafeje
- 2 lugë gjelle sheqer
- 1 lugë çaji pluhur për gatim
- 30 gr gjalpë
- 1 gotë qumësht
- 1 vezë
- Kripë
Përgatitja:
- Në një enë të thellë përzieni miellin, pluhurin e kafesë, sheqerin, pluhurin për gatim dhe pak kripë. Përziejeni për pak minuta derisa të krijohet brum homogjen për palapeta.
- Shkrijeni gjalpin në një enë më vete.
- Gjalpin e shkrirë dhe qumështin shtojeni në enën e parë, pastaj shtojeni edhe vezën në të njëjtën enë.
- Përziejeni mirë me mikser. Brumi nuk duhet të jetë shumë i lëngshëm.
- Një lugë gjelle të brumit hidheni në tiganin e nxehtë. Kur shihni flluska të vogla që shfaqen në palapetë, rrotullojeni.
- Palapetën lëreni në tigan derisa ana tjetër të marrë ngjyrë të kaftë të artë.
Ju bëftë mirë!