Qysh me përgatit paragjellën e Sophia Loren?
- dua.com Team ·
- 30.06.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
A e dini se cila është paragjella më e preferuar e Sophia Loren? Ajo përgatitet shumë thjesht. Mirëpo mbi të gjitha është shumë e shijshme. Gjinia mashkullore kurrë nuk ka qëndruar indiferent ndaj aktores italiane. E as ndaj ushqimeve që ajo ka rekomanduar. Kështu që Sophia Loren na ka treguar se si të përgatitë paragjellën e saj të pagabueshme. Ajo e ka ndarë këtë recetë, si shume receta të tjera, me ndjekësit e saj nëpër rrjetet sociale. Të gjithë ata që e kanë provuar kanë komentuar se receta ishte vërtetë e pa harrueshme. Prandaj ndiqni udhëzimet që aktorja ka dhënë dhe mos e lini pa e provuar këtë recetë.
Përbërësit:
- 1 kg kërpudha;
- gjysmë filxhani thërrmija buke;
- gjysmë filxhani karkaleca të grirë të papërpunuar;
- 2 lugë të vogla qepë të reja të grira;
- 3 lugë të vogla selino të grirë;
- ¼ lugë e vogël hudhër të grirë;
- 2 lugë të vogla majdanoz të grirë.
Përgatitja:
Së pari lani kërpudhat me kujdes dhe hiqjani kërcejtë. Pastaj përzieni ngadal thërrmijat e bukës, karkalecat, qepën e re, selinon, hudhrën dhe majdanozin. Kësaj përbërje sipas dëshirës shtoni edhe salcë domateje. Në fakt salca vetëm sa do t\’ja theksoj shijen dhe do t bëjë edhe më të pa rezistueshme. Përzierjës shtoni edhe kripë dhe piper. Kur të keni përfunduar me të mbushni kërpudhat me tretjen dhe piqni në 180 gradë Celsius 20 minuta. Kjo paragjellë cilësohet si një nga më të shijshmet që mund të gatuhen me këpurtha. E mira e saj është se ka një shije qqysh nuk të rëndon shumë në stomak dhe lë hapësirë për pijaten kryesore.