Qysh me përgatit patate me hithra dhe erëza?
- dua.com Team ·
- 21.10.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Patate me hithra është një recetë e thjeshtë që i përshatet stinës së tanishme. Përveç hithrave mund t\’i shtoni pak djath kaçkavalli ose erëza të tjera. Provojeni e na jepni mendimin tuaj. Ja cila është receta e si përgatitet:
Përbërësit për patate me hithra:
- 500 gr patate,
- 200 gr gjethe hithrash të freskët,
- 1 qepë e njomë,
- 1 hudhër e njomë,
- kripë dhe piper i zi dhe rigon,
- 2 lugë gjelle miell misri,
- piper i kuq dhe një karrotë
Përgatitja:
Hapi 1 – Pastrojini hithrat dhe kalojini në ujë të valë për disa minuta. Më pas kullojini e pritini imët gjethet e hithrave.
Hapi 2 – Qepën e hudhrën grijeni imët e më pas fërgojini. Shtoni edhe karrotën e prerë në rrathë e më pas edhe hithrat e grira. Mund të shtoni edhe djath kackavalli, por këtë po e lëm të gjithën në duart tuaja.
Hapi 3 – Përziejini mirë të gjitha e më pas shtojuni edhe miellin e misrit dhe pak ujë.
Hapi 4 – Tavën lyejeni me vaj e mbi të shtroni hithrat e përgatitur bashkë me patatet.
Hapi 5 – Piqini në furrën e parangrohur në 220 gradë për afro 40 minuta ose derisa të skuqen patatet. Shërbejeni të ngrohtë dhe shoqërojeni me një gotë verë të kuqe. Ju bëfshin mirë!