Qysh me përgatit për 15 minuta biskota me çokollatë?
- dua.com Team ·
- 16.07.2019 ·
- Receta ·
- 2 min read
Disa biskota të shijshme me çokollatë nuk i refuzon askush! Mirëpo a dini ju ndonjë recetë të mirë për t\’i përgatitur ato?
Ne po ju prezantojmë një recetë që përpos që është e shijshme është edhe e shpejtë! Gjithcka realizohet për 15 minuta.
Nëse e ndiqni me kujdes recetën tonë ju do të arrini të gatuani biskota të pa harrueshme. Madje edhe nëse nuk jeni një profesionist i kuzhinës. Prandaj asesi mos hezitoni t\’i provoni!
Përbërësit për biskota të shijshme:
- 240g çokollatë për gatim
- 4 lugë gjelle gjalpë
- 2/3 gotës miell
- ½ lugë çaji pluhur për gatim
- ½ lugë çaji kripë
- 2 vezë
- ¾ gotës sheqer
- 1 lugë çaji sheqer vanilje
- 150g çokollatë e copëtuar
Përgatitje:
- Fillimisht lëreni furrën të nxehet në 180 gradë Celsius dhe lëreni jashtë tabakun e pjekjes
- Prejeni çokollatën në copa të vogla
- Përzieni sheqerin, vezët dhe sheqerin e vaniljes për rreth 4 minuta
- 240g çokollatë shkrini me gjalpë në mikrovalë
- Shtojeni çokollatën në përzierje dhe përzieni prapë ngadalë
- Në një enë tjetër, përzieni miellin, pluhurin e gatimit dhe kripën. Pas përzierjes, shtojeni në enën me përbërësit tjerë dhe përzieni prapë
- Çokollatën e mbetur shtojeni dhe përzieni
- Biskotat vendosni rreth 5-7 centimetra larg njëra-tjetrës
- Gatuani për 12-15 minuta.
Përgatiten për 15 minuta: Biskota të shijshme me çokollatë