Qysh me përgatitë pilaf fantastik?
- dua.com Team ·
- 01.06.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Nëse jeni adhurues i ushqimit ne ju sygjerojmë ta provoni këtë pilaf fantastik. Kjo është një recetë e lirë, e lehtë dhe ushqyese! Nëse e provoni nuk do të zhgënjeheni.
E mira e kësaj recete është se përgatitet shumë shpejt dhe lehtë. Madje edhe nëse nuk jeni ekspert në kuzhinë. Mjafton t\’i përkushtoheni recetës hap pas hapi dhe ju do të arrini të përgatitni një pilaf fantastik. Këtë pijat mund ta shërbeni para kujtdo dhe gjithsesi se do të ndahen të kënaqur.
Përbërësit për pliaf
- 4 lugë gjelle gjalp
- 2 domate
- 1.5 gotë oriz
- Kripë dhe piper të zi
- Ujë të valuar
Përgatitja
Shpëlajmë orizin dhe e vendosim në një tas shtojmë pak kripë dhe 1 lugë kafe lëng limoni, ujë të nxehtë dhe e lëmë të pushojë për 15 minuta. Në një tenxhere ose tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle gjalp dhe domaten të qëruar dhe të grirë në rende e kaurdisim atë deri sat ë avullojë lëngu dhe të bëhet në trajtën e një salce. Shtojmë pak kripë, 2 gota ujë të valuar në momentin që domatja dhe uji valon. Shtojmë orizin të kulluar e përziejmë I vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Në fund shkrijmë dhe 2 lugë gjelle gjalp tëë tjera dhe e përvëlojmë. E servirim të ngrohtë me pak piper të zi.