Qysh me përgatit puding çokollate me banane për fëmijë?
- dua.com Team ·
- 06.05.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Puding çokollate me banane – Fillimisht duhet ta keni parasysh se gatimi është aktivitet i shkëlqyeshëm jo vetëm për të rriturit, por edhe për fëmijët.
Gatimi mund të ndikojë që t’ju ndihmojë fëmijëve ta zhvillojnë imagjinatën dhe koordinimin, ndërkaq gatimi bashkë me prindërit është edhe mundësi e mirë për të shpenzuar kohë kualitative. Më poshtë e keni një recetë të lehtë dhe të shijshme që mund ta përgatisni bashkë me fëmijën tuaj.
Përbërësit për puding çokollate me banane:
- 3 banane
- 4 lugë çaji krem
- 250 g çokollatë e shkrirë
Përgatitja:
- Qëroni bananet dhe shtypni derisa të marrin formën e puresë
- Kombinojeni çokollatën dhe kremin
- Shtojeni përzierjen e çokollatës me krem në purenë e bananes
- Përzierjen e fituar futeni në frigorifer për 1 orë. Deserti është gati. Ju bëftë mirë!
Pudingu është një ëmbëlsirë të cilës nuk mund t’i rezistosh dot. Ai është një mënyrë shumë e mirë për të përmbyllur një vakt dhe shija e tij gjithmonë kënaq fëmijë e të rritur. Studimet kanë treguar se ëmbëlsirat e bëjnë njeriun të lumtur.
Studimet kanë treguar se pudingu krahas ëmbëlsirës xhelatonize është ëmbëlsira më e rekomanduar kur jeni me probleme shëndetësore. Kur humbasim oreksin, e kemi më të lehtë t’i gëzohemi një ushqimi të pasur në sheqerna dhe karbohidrate dhe të fusin diçka në gojë. Shijet e pudingut janë të larmishme por ai i vaniljes mbetet i preferuar.

