Qysh me përgatitë puding të shëndetshëm me fara chia?

  • dua.com Team ·
  • 18.06.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read
A keni provuar ndonjëherë puding të shëndetshëm nga farat chia dhe manaferrat? Kjo është receta që ju duhet nëse po kërkoni një ëmbëlësirë të shëndetshme. Gjë që është e rrallë. Kjo ëmbëlsirë e cila përgatitet për vetëm dhjetë minuta. Ky puding bëhet në çast, por është i shkëlqyeshëm për kafjall apo si mesracion i ëmbël. Përbërësit për puding të shëndetshëm nga farat chia dhe manaferrat?

Për puding nga farat chia:

  • 1 filxhan qumësht kokosi;
  • 1 filxhan qumësht orizi;
  • 6 lugë fara chia;
  • 2 lugë shurup panje apo mjaltë.

Për xhem të freskët nga manaferrat:

  • 2 filxhanë manaferra;
  • 2 lugë fara chia;
  • 1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje.

Përgatitja

Së pari në një tepsi përzieni qumështin e kokosit dhe të orizit. Aty shtoni gjashtë lugë fara chia dhe shurupin e panjës apo mjaltin. Pastaj përzieni, lini të qëndrojnë 10 minuta dhe sërish përzieni. Mbuloni me kapak dhe fusni në frigorifer gjatë natës. Në ndërkohë shtypni manaferrat mirë e mirë. Pastaj shtoni dy lugë fara chia dhe ekstraktin e vaniljes. Mbuloni me kapak dhe lini në frigorifer gjatë natës. Të nesërmen, qitni në gota dekorative – në shtresa sipas dëshirës – dhe shërbeni. Për shkak të përbërsve që ka, kjo recetë patjetër se është e shëndetshme dhe e pasur me vitamina. Prandaj mos hezitoni ta përgatisni!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023