Qysh me përgatit pure me karrota të pjekura?

  • dua.com Team ·
  • 15.06.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read
A keni provuar ndonjëherë pure me karrota? Besoni ose jo, ato janë shumë të shijshme. Mbi të gjitha janë edhe të pasura me vitamina. Ato janë të përshtatshme edhe për fëmijë. Prandaj ne po ju sjellim recetën e thjeshtë për pure me karota të pjekura të cilën do ta adhuroni. Mos hezitoni ta provoni!

Përbërësit për pure me karrota

  • 700 g karota;
  • ½ filxhani qumësht të ngrohtë;
  • 3 thelpinj hudhre;
  • 2 lugë vaj ulliri;
  • 1 lug gjalpë;
  • 1 lugë e vogël lëng limoni;
  • ¼ e lugës qimjon të bluar;
  • ¼ e lugës arra muskati;
  • kripë;
  • piper;

Përgatitja

Së pari karotat pastrojini, hidhini në enë për pjekje. Pastaj lyeni me vaj ulliri dhe qitni qimjon, arra muskati, kripë dhe piper. Në enën për pjekje shtoni edhe 3 thelpinj të plotë hudhre. Pastaj piqini në 220 gradë Celsius rreth 25 minuta, përkatësisht derisa karotat të marrin ngjyrë të lehtë të gështenjtë. Kujdes të mos e teproni në mënyrë që puret të dalin ashtu si duhet. Kur karotat të ftohen pak, me ndihmën e mikserit shndërroni në pure. Shtoni thelpinjtë e qëruar të hudhrës, gjalpin, lëngun e limonit dhe aq qumësht të ngrohur sa të jetë e nevojshme që të përgatitni pure të konsistencës së dëshiruar – përafërsisht gjysmë filxhani.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023