Qysh me përgatit qofte me qull e arra sipas Italianëve?
- dua.com Team ·
- 21.09.2020 ·
- Receta ·
- 3 min read
Qofte me qull e arra, nje nga recetat me te mira qe mund te gjeni per pergatitjen e qofteve. Nga te gjitha menyrat e servirjes, kjo eshte absolutisht e preferuara ime! Qulli me arra dhe hudhra te grira, del gati gati si krem dhe bashkohet ne menyre perfekte me butesine e qofteve.
Duke provuar vit pas viti çdo recete qoftesh qe me dilte perpara kam arritur te gjej nje recete timen qe me personalizon.
- Racione: 4 persona
- Kohë: 45 min
- Vështirësia: e thjeshtë
![Qofte me qull e arra2](https://unegatuaj960568913.files.wordpress.com/2018/09/qofte-me-qull-e-arra2.jpg?w=660)
Perberesi sekret eshte speci jeshil: provoni ti shtoni brumit te qofteve nje spec jeshil te grire ne mikser dhe do ta shikoni sesi do te ndryshoje totalisht shija!
Perberesit …per qoftet
- 500gr mish viçi te grire
- 1 qepe mesatare, te kaluar ne mikser
- 1 spec jeshil, te kaluar ne mikser
- 1 veze
- 1 tufe majdanoz, te grire holle
- 2 feta buke te regjura ne qumesht dhe te shtrydhura forte me dore
- kripe
- piper te zi te sapobluar
- 2 luge buke te thare te grire (galete)
- 2-3 luge miell
- vaj luledielli per skuqje
…per qullin me arra
- luge gjalpe
- 1 luge vaj ulliri
- 2 luge miell
- 2 gota leng mishi ose uje
- 1 dore arra te grira
- 1 luge uthull molle
- 3-4 thelpinje hudhra, te grira holle
- kripe
- piper te zi te sapobluar
![qofte me qull e arra](https://unegatuaj960568913.files.wordpress.com/2018/09/qofte-me-qull-e-arra1.jpg?w=660)
Përgatitja:
Qofte me qull e arra, nisim pergatitjen:
Përgatisim fillimisht qoftet. Bashkojmë në një tas mishin e grire me qepën, specin jeshil, vezën, bukën e regjur, majdanozin, kripën dhe piperin e zi. E përziejmë me duar brumin per pak minuta, e mbulojme me nje pecete te paster ose me leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi gjysme ore.
Kjo lejon qe aromat te bashkohen me njera-tjetren dhe qoftet te dalin shume te shijshme. Nese brumi ka dale paksa i bute, shtojme 2 luge galete. Ne nje pjate hedhim 2-3 luge miell. Lagim duart me uje dhe formojme qoftet ne madhesine dhe formen e deshiruar. I kalojme ne miell dhe i skuqim ne tigan te mbushur pergjysme me vaj luledielli.
Pasi qoftet te jene skuqur, i vendosim mbi nje pjate te shtruar me letra thithese nderkohe qe pergatisim qullin. Ne te njejtin tigan ku skuqem qoftet, hedhim nje luge vaj ulliri dhe nje luge gjalpe. Shtojme miellin dhe i perziejme mire derisa mielli te marre ngjyre te arte. E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme lengun e mishit te ftohte ose ujin.
E përziejme vazhdimisht me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen kokerriza. E rregullojme me kripe, shtojme hudhrat e grira dhe e rivendosim tiganin ne zjarr mesatar duke e gatuar per afer 5 minuta. Shtojme arrat e therrmuara dhe vazhdojme gatimin derisa qulli te kete arritur trashesine e deshiruar. I servirim ne pjate qoftet me qullin duke i sperkatur me piper te zi te sapoblur dhe zbukuruar me ndonje gjethe majdanozi dhe copeza arrash.
![](https://www.dua.com/wp-content/uploads/2024/10/unnamed-file-180x180-optimized.jpg)