Qysh me përgatit rahat-llokume nga receta e vjetër?

  • dua.com Team ·
  • 30.04.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

A keni provuar ndonjëherë rahat-llokume? Nëse i keni provuar me siguri se ju kanë pëlqyer shumë! Nëse nuk i keni provuar ende, ju duhet t\’i provoni gjithsesi. E pasi t\’i keni shijuar patjetër se do të doni ta dini recetën për rahat-llokume. Është shumë e lehtë të përgatitet kjo ëmbëlsirë e vjetër, të cilin gjyshet tona e kanë adhuruar. Nuk ka asgjë më bukur se rahat-llokumi shtëpiak i cili shkrihet në gojë. Prandaj ndiqni udhëzimet tona dhe mësoni dalëngadalë si t\’i përgatisni ato.

Përbërësit

  • 380 ml ujë;
  • 300 g sheqer;
  • 250 ml lëng portokalli;
  • 140 g nisheste;
  • 3 lugë lëng limoni, për t’i hedhur sipër;
  • 3 lugë nisheste;
  • 1 lugë sheqer.

Përgatitja

Së pari përzieni ujin, lëngun e portokallit me sheqerin dhe shtoni niseshtenë. Përzijeni të gjitha këto ngadal dhe mirë. Të gjitha përzejini vazhdimisht në zjarr të mesëm derisa të gjitha të dendësohen në formë pudingu. Masën hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni 3 lugë lëng limoni. Pasi të ja keni shtuar limonin përzieni mirë sërish në zjarr të mesëm në shporet. Pastaj hidhini në një tepsi rezistuese ndaj zjarrit dhe lërini të ftohen. Kur të ftohen, pritini në kube. Ashtu si janë edhe llokumet që i blejmë të gatshme. Prisni dhe rrotulloni çdo kub në kombinimin e amidonit dhe sheqerit. Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023