Qysh me përgatit ramen japoneze me produkte shqiptare?
- dua.com Team ·
- 03.06.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Si popull, të gjithë kemi pasion ushqimin. Pse jo? Na mban gjallë dhe na jep kënaqësi. Mirëpo a e keni provuar ramen japoneze? Pse të mos hamë dicka të mirë dhe plot me vitaminat e duhura? Kam takuar shumë shqiptar/e që duan të hanë ramen autentike dhe mungesa e produkteve në Kosove ka bërë që shumë të dorëzohen. Unë jo! Pas sfidave të mia, do t\’ju jap recetën me kënaqësi. Si fanse e ushqimit, mund të them që rezultatin e kam ngrënë me lezet.
Përbërësit shqiptare per 2-3 persona
- Nëe vezë e zier (opsionale për ata me dietë vegane)
- 3 qepë të reja
- 2-5 file mishi (pule, derri, viçi, çfarëdo të preferoni dhe krejtësisht opsionale)
- Salçiçe sa të doni (opsionale)
- 1-3 lugë të mesme vegete
- 2 lugë të vogla piperi
- 1 lugë të vogël kripe
- Spinaq sa të doni
- 1/2 kavanoz kërpudhash
- 2 karrota të zhveshura
- 1/2 hudhër
- Vaj ulliri
- 1 spec
- 3 patate të reja
- 1 filxhan karkalec (opsionale)
- 1 lugë e vogel rigon
- 1 paketim spageti për gatim
- 1 gotë vere (për atmosfere)
Përgatitja për ramen japoneze
Merrni një enë të thellë dhe mbusheni me 4 gota ujë. Shtoni erëzat (kripën, piperin, vegetën dhe rigonin). Vendoseni në shporet në ngrohje të mesme. Kur uji fillon të vlojë, shtoni makaronat. Lëreni të ziejë teksa punoni me përbërësit e tjer. Merrni një salçiçe dhe ndajeni në mes, anën e prerë prejeni në mes por jo deri në fund, bëni në poziten e kundërt qe salçiçja të prehet si yll.
Në këtë mënyre kur vendoset për fërgim, anët do të drredhohen si bishta oktapodi që është e këndshme estetikisht. Fërgoni të gjithë përbërësit e prerë deri sa zbuten. Shtoni në supën e krijuar. Shërbejeni në një pjatë të thellë dhe shijoni frytet e mundit tuaj! Ju bëftë mirë!