Qysh me përgatit një recetë me lulelakër, brokoli e karrota?

  • dua.com Team ·
  • 11.06.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

A doni të dini recetën e përsosur me perime? – Drekë shumë e shijshme dhe e shëndetshme dhe që përgatitet shumë shpejt! Madje edhe nëse nuk jeni ndonjë adhurues i këtyre perimeve, lulelakrës, brokolit dhe karotës, nga kjo recetë do të filloni t\’i doni.

 Ja çfare nevojitet për recetën e përsosur me perime:

  • 1 Lulelakër e vogël
  • 1 Brokoli i vogël
  • 2 Karota
  • 2 Vezë
  • 200 ml ajkë neutrale
  • 50 ml qumësht
  • Pak gjalpë
  • 80 g kaçkavall
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja

1. Perimet marinojini pak në ujë të kripur (4 – 5 minuta) dhe radhiini në tepsi të vajosur qe ehste rezistente ndaj zjarrit. Vendosni ne një radhë lulelakren dhe ne një radhë brokolin, ndërkaq karotën priteni në rrathë dhe shpërndajeni sipër.
2. Tundni vezët mirë shtoni ajkën për zierje si dhe qumështin. Pasi t\’i keni përzier me kujdes të gjitha, hidhni erëza sipas shijes dhe shtoni edhe pak djath parmixhano sipër nëse doni.
3. Qitni në mënyrë të barabartë sipër perimeve dhe kaçkavallin e grirë në rende.
4. Gjalpin përhapeni mbi sipërfaqe.
5. Piqni në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius rreth gjysmë ore. Ju bëftë mirë!

Vërejtje:

Nëse dëshironi racion “më të fortë” në perime radhisni feta proshute dhe pastaj nxirni djathin.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023