Qysh me përgatit sallatë me brokoli sipas një recete të thjeshtë?
- dua.com Team ·
- 26.03.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Qysh me përgatit sallatë me brokoli? Sallata e pazakonshme e cila thjesht shkrihet në gojë! Jo vetëm kaq, por është shumë ushqyese dhe e shëndetshme. Sot po ju tregojmë recetën e kësaj sallate të shkëlqyer.
Përbërësit për sallatë me brokoli:
- 700 g brokoli,
- 1 lugë e vogël kripë,
- 200 g majonezë,
- 1 qepë e kuqe,
- 200 g fara luledielli.
Përgatitja:
Qiteni brokolin në tenxhere, qitni kripë dhe ujë të ftohtë. Nxeheni deri në pikën e vlimit. Sapo të vlojë hiqeni nga shporeti dhe lëreni 5 minuta në ujë. Nxirreni me lugë me vrima dhe lëreni të ftohet.
Brokolin e ftohur priteni në kube të vogla, qepën e kuqe në rrathë, shtoni majonezën dhe farat e lulediellit. Të gjitha bashkë përzieni që të bëhet tretje kompakte. Qiteni në tepsi dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë! Nëse e përgatitni një herë këtë sallatë, familjarët gjithmonë do t’jua kërkojnë!
Vlerat e Brokolit
Brokoli është shumë e dobishme për shëndetin e lëkurës tuaj, nisur nga pëmbajtja e fibrave dietike, vitaminave, mineraleve dhe antioksiduesve. Brokoli është i pasur në antioksidues të tillë si vitamina C dhe E. Vitamina C stimulon prodhimin e Kolagjenit, duke mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme, ndërsa vitamina A mbron membranat qelizore të lëkurës tuaj dhe parandalon dëmtimet nga rrezet UV.
Brokoli përmban një substancë të quajtur Glucoraphanin, e cila konvertohet në Sulforaphane, që ndikon direkt për një lëkurë të shëndetshme dhe për riparimin e dëmtimit të lëkurës. Kështu që konsumimi i Brokolit rinovon lëkurën tuaj më shpejt dhe i jep asaj shkëlqimin e këndshëm natyral.