Qysh me përgatit sallatë me mish pule dhe perime?

  • dua.com Team ·
  • 17.04.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Një sallatë me mish pule është një racion shumë i shëndetshëm dhe i përshtatshëm për secilin vakt ushqimi. Recetë e shijshme, por mbi të gjitha e shëndetshme dhe e ushqyeshme. 

Ndoshta një nga recetat më të lehta kur bëhet fjalë për piaten kryesore. Prandaj mos u bëni merak. Edhe nëse nuk jeni ekspert në kuzhinë një salltë pule me mish do ta përgatitni pa problem. Më poshtë do t\’ju tregojmë se si mund ta përgatisni.

Përbërësit për sallatë me mish pule

  •  400 gram mish pule,
  • 150 gram lëvozhga soje,
  • 5 fletë sallate jeshile,
  • një lugë vaj ulliri,
  • një tufë presh,
  • 3 lugë salcë soje,
  • një lugë mjaltë,
  • pak limon, kripë dhe piper.

Përgatitja:

Së pari mishin e pulës priteni në kubik dhe fërgojeni në vaj të nxehtë derisa të filloj e të lëshoj pak lëng. Pastaj preshin lajeni dhe priteni në rrathë të hollë. Ndërkaq në anën tjetër lakrën lajeni dhe priteni në pjesë të vogla. Në një enë të madhe për sallatë përzieni lakrën, preshin, lëvozhgat e sojës dhe mishin e pulës. Pastaj përgatisni salcën e sallatës, duke përzier mjalt, sojë, vaj ulliri dhe limon, krip dhe piper. Hidhjani sipër sallatës dhe përzjeni mirë të gjithë përbërësit.

Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023