Qysh me përgatit sallatën e larme me oriz dhe mish toni?
- dua.com Team ·
- 04.05.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
A e keni provuar sallatën e larme me oriz? Kjo përgatitet shpejt dhe lehtë, është shumë e shijshme. Sallatë me shije të mrekullueshme. Mbi të gjitha është një sallatë që është e shëndetshme.
Kjo është një recetë që nuk haset shpesh prandaj nëse e shërbeni para mysafirëve, kushdo qofshin ata, do të ngelen të impresionuar. Nuk do ta harrojnë kurrë dhe patjetër se do t\’ja u kërkojnë recetën. Ndiqni recetën më poshtë:
Përbërësit:
- 900 g oriz të zier,
- 400 g mish toni,
- 200 g bizele të konservuar apo të zier,
- 2 speca të kuq, të prerë në kube,
- 3 domate, të prera në copa të vogla,
- Një lugë majdanoz të prerë imët,
- Një lugë ullinjsh të grirë imët,
- 4 lugë majonezë,
- Lëng të një limoni,
- 2 lugë vaj ulliri.
Përgatitja:
Së pari zijeni orizin si zakonisht. Pastaj në orizin e zier shtoni mish toni dhe përzieni. Pasi të jetë përzier orizi me mish ju mund të shtoni ngadalë bizele, spec, domate, kokrra ulliri dhe majdanoz. Pastaj përzieni edhe majonezën, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit. Në fund hidhjani sallatës sipas shijes suaj. Mbuloni sallatën e mrekullueshme me folie dhe e lini në frigorifer derisa ta servirni. Kështu e keni sallatën e larme me oriz dhe mish toni. Ju bëftë mirë!