Qysh me përgatit sanduiç të shijshem me pjeshkë e kaçkavall?

  • dua.com Team ·
  • 01.08.2019 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Me siguri se ju dini të përgatisni sanduiç të shijshëm mirëpo ne po ju sjellim një recetë të rrallë të cilën me siguri nuk e keni provuar! A keni menduar ndonjëherë për kombinimin e pjeshkës me kaçkavall?

Edhe nëse po hezitoni, ne ju ftojmë t\’na besoni! Prandaj ndiqeni recetën tonë hap pas hapi dhe jemi të bindur se në fund do të shijoni një sanduiç të pa harrueshem! Një recetë që do t\’ju shoqërojë për një kohë të gjatë e që do ta ndani e do ta shijoni me njerëzit tuaj të zemrës.

Përbërësit për sanduiç të shijshëm

  • 5 lugë e gjysmë të vogla gjalpë;
  • 9 feta buke të bardhë;
  • 125 ml salcë djegës të ëmbël;e
  • gjysmë qepe të kuqe;
  • 225 gramë djathë;
  • 1 pjeshkë;
  • kripë.

Përgatitja:

Filloni të nxehni tiganin dhe mbështilleni me letër për pjekje. Lyeni çdo fetë buke me gjalpë dhe tepsinë në anën poshtë. Gjithë fetën lyeni me salcë chili të ëmbël. Në katër feta buke qitni qepë, djathë dhe disa copa pjeshke. Qitni kripë dhe mbuloni me copat e tjetra të bukës. Sandviçët piqni në tigan të nxehur mirë dy deri tre minuta nga njëra anë. Ktheni në anën tjetër dhe piqni po aq derisa djathi të shkrihet.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023