Qysh me përgatit shpejt pizza katër djathrat?
- dua.com Team ·
- 27.05.2020 ·
- Qysh Me ·
- 1 min read
Pizza është ai lloj ushqimi, të cilën në menyrë absolute gjithkush e dashuron. Ndaj këtë radhë po ju sjellim një recetë të shpejtë dhe të shijshme.
Përbërësit për Pizza
- 2 gota jogurt,
- 4 gota miell,
- 1 filxhan kafeje vaj,
- 1 pluhur paste,
- keçap,
- proshutë,
- 2-3 speca,
- 1 qepë e vogël,
- disa kokrra ullinj,
- shampinjone,
- kaçkavall
Përgatitja:
(4 LLOJ DJATHRASH)
Brumi hollohet dhe lyhet me salcë të përgatitur. Në çdo të katërtën pjesë hidhet djathë i llojit të ndryshëm. Në njërën pjesë hidhet grojer, në të dytën gorgonzollë, në të tretën parmezan dhe në pjesën e katërt belpaese. Piqet si çdo picë tjetër.
PICË E SHPEJTË
Nga jogurti, mielli i përzier me pluhur paste, kripa dhe vaji, përgatitet brumi i cili ngjeshet pak dhe menjëherë stërhollohet dhe rrafshohet në tepsi të lyer. Brumi më parë lyhet me keçap ose salcë, pastaj mbi të hidhen përbërësit e tjerë sipas dëshirës dhe kaçkavalli në rende. Piqet në furrë të nxehtë dhe shërbehet në çast.