Qysh me përgatitë spageti karbonara sipas recetës italiane?

  • dua.com Team ·
  • 16.07.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

A keni provuar ndonjëherë spageti karbonara sipas recetës italiane? Nëse përgjigja është \’Po\’, jemi të bindur se kjo është një nga ato piata që doni t\’i provoni sërish. Kurse nëse përgjigja është \’Jo\’ ju themi se kjo është një recetë që duhet ta provoni gjithsesi. Nuk keni nevojë të shkoni deri në Romë, Napoli apo Milano për të shijuar spageti karbonara sipas recetës italiane. Këtë mund ta keni edhe një pasdite në shtëpinë tuaj, nëse ndiqni udhëzimet që ne po ja u japim. Provojeni sepse nuk do te zhgënjeheni.

Përbërësit për spageti karabonara

  • 350g proshutë
  • 400g spageti
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 të verdhë të vezës
  • 2 karafila hudhër
  • 225ml krem
  • 75g Parmesan i grirë
  • Kripë

Përgatitja

Së pari, vajin e ullirit nxejeni në tigan. Pastaj prejeni hudhrën në copa shumë të vogla dhe fërgojeni me vaj. Pas fërgimit të hudhurës prejeni pastaj proshutën mirë dhe shtojeni në tigan duke e fërguar bashkë me të për 3 minuta.
Kremin e tundni bashkë me të verdhë të vezës. Pasi ta keni tundur, aty ia shtoni djathin Parmesan, kripën dhe piperin sipas shijes. Pastaj i vloni spagetit. E thani ujin dhe i shtoni spagetit në proshutë. Sipër ia hidhni salcën dhe të gjitha së bashku i zieni për 7-8 minuta derisa salca të trashet. Ju bëfshin mirë.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023