Qysh me e përgatit me një recetë të re me spinaq në furrë?

  • dua.com Team ·
  • 21.07.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read
A keni provuar ndonjëherë spinaq të pjekur në furrë? Kjo është një metodë shumë unike për ta përgatitur spinaqin. Nëse nuk e keni ditur, ne ju sygjerojmë ta provoni gjithsesi. Këtu po ju sjellim një recetë ku shija dhe vlerat ushqyese janë bërë bashkë. Spinaqi me vezë në furrë është një recetë shumë e shëndetshme. Jo shumë e vështirë për tu përgatitur dhe mahnitëse për këdo që e provon.

Përbërësit

  • ½ kg spinaq;
  • 1 – 3 tufa qepë të reja;
  • 200 ml qumësht;
  • 1 lugë ajkë e thartë;
  • 200 gr djathë;
  • 3 – 4 thelpinj hudhre;
  • 3 vezë;
  • vaj;
  • kripë;
  • piper;
  • erëza;
  • pak kaçkavall;

Përgatitja për spinaq të pjekur në furrë

Së pari në vaj fërgoni qepën e re të grirë dhe shtoni thelpinjtë e grirë të hudhrës dhe spinaqin e grirë. Ato fërgoni derisa të avullojë lëngu. Pastaj hiqeni ngadalë nga shporeti dhe shtojini pak erëza, kripë dhe piper.  Më pas djathin thërrmojeni me pirunë dhe shtoni ajkën dhe qumështin. Kur spinaqi të ftohet pak, shtoni djathin me vezë dhe përziejeni.  Parprakisht tavën lyjeni me vaj dhe pastaj hidhni spinaqin. Nxirni kaçkavallin e grirë në rende dhe piqen rreth 35 minuta në 200 gradë celsius. Nëse ka nevojë, lëreni edhe më gjatë derisa të avullojë lëngu. Para se të piqet në mes hidhini një vezë! Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023