Qysh me përgatit Sultjash lehtë dhe me plot shije?
- dua.com Team ·
- 09.07.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Sultjash – nje nder embelsirat e preferuara te shqiptareve, kjo sepse eshte edhe shume e lehte per tu pergatitur. Pastaj, shpesh nenat tona na e kane pergatitur kur kemi qene femije dhe kjo lidhet direkt me kujtimet tona feminore.
Me poshte po ju tregojme cila eshte receta dhe si pergatitet kjo embelisre e thjeshte, por kaq e dashur per tavolinat tona. Mos harroni se ka disa lloje sultjashesh te cilat mund te pergatiten ne menyra te ndryshme.
Perberesit per Sultjash:
- 200gr oriz
- 8 luge gjelle sheqer kaf
- 1.5l qumesht
- 1 pako te vogel vanilje
- lekuren e 1/2 limoni
- reçel per shoqerim (luleshtrydhe, manaferre etj)
Pergatitja:
Ziejme orizin ne rreth 1.5liter uje pa kripe per 20 minuta derisa te zbutet plotesisht dhe ta kete thithur komplet ujin. Shtojme qumeshtin, lekuren e limonit, sheqerin, ulim zjarrin ne minimum dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe mos te na ngjitet ne fund te tenxheres. Ne fund shtojme edhe vaniljen pluhur. E shperndajme sultjashin neper kupa (tasa) dhe e leme te ftohet plotesisht. Perpara se ta servirim, i hedhim siper nje apo dy luge nga reçeli yne i preferuar. u befte mire!