Qysh me përgatit toptha me çokollatë dhe fara lulëkuqeje?
- dua.com Team ·
- 06.07.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Toptha energjie nga çokollata me lajthi dhe fara lulëkuqeje. Një recetë që do t’ju bëjë të hidheni përpjetë nga gëzimi!
Përgatitja e kësaj recete të veçantë do t\’ju kënaqë pa masë sepse në fund do të shijoni këto toptha të shijshëm çokollate që do t\’ju mbushin me energji e do t\’ju mbajnë të ngopur.
Përbërësit:
- 130 g lajthi;
- 100 g arra indiane;
- 60 g çokollatë të grirë;
- 30 g lulëkuqe të bluara, të përziera me pak ujë të vakët;
- 2 ½ lugë pluhur kakaoje të freskët;
- 4 ½ lugë mjaltë apo shurup panje.
Për shtojcë:
Çokollatë e shkrirë shtëpie e cila është bërë nga gjalpi i kakaos, kakao pluhur dhe ëmbëlsues. Ka shumë rëndësi që të zgjdihni një ëmbëlsues të përshtatshëm, që t\’moj ju rëndoj dhe veli nga ëmbëlsia e tepruar.
Përgatitja për toptha energjie:
Nxehni furrën e shporetit në 200 gradë Celsius. Në pjatë për pjekje qitni lajthitë dhe piqni rreth 10 – 12 minuta derisa lëvozhgat të marrin ngjyrë të gështenjtë të errët. Gjatë pjekjes rekomandohet të përzihen lajthitë. Lajthitë e pjekura qitni në leckë kuzhine apo në letër kuzhine dhe fërkoni. Në atë mënyrë shumë thjeshtë do t’i eliminoni lëvozhgat. Pastaj bluani lajthitë dhe arrat indiane derisa të bëhen miell i butë, ndërsa përbërësit e tjerë shtoni dhe përzieni mirë. Tretjen futeni në një kohë të shkurtër në frigorifer me ngrirje të thellë. Gjatë asaj kohe në avull uji bëni çokollatën. Nxirreni tretjen nga frigoriferi dhe formoni topthat. Pas formimit çdo topth rrotullojeni në çokollatë dhe një kohë të shkurtër futeni në frigorifer. Shijojeni!
