Qysh me përgatit tortilla të shijshme sipas stilit spanjolle?

  • dua.com Team ·
  • 12.05.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read

Keni provuar tortilla? Receta më poshtë ju tregon si të përgatisni tortilla të mira që do ju mbajë të ngopur me orë të tëra. Për këtë ju kemi sjellë një recetë të stilit spanjoll.

Përbërësit për torilla dhe mbushjen e saj:

  • 3 lugë vaj;
  • 100 g qepë;
  • speca të freskët të gjelbër;
  • niseshte;
  • 400 g mish të bluar viçi;
  • 150 g spec të freskët të kuq;
  • djathë edamer;
  • speca të vegjël djegës;
  • kube mishi viçi për supë;
  • 240 g fasule të kuqe në konservë;
  • 300 g salcë domatesh;
  • kripë;
  • piper të bluar;
  • 8 tortilla të gatshme.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni qepën e grirë derisa të skuqet. Shtoni mishin për supë dhe vazhdoni ta fërgoni. Në fund shtoni fasulen e kulluar dhe misrin, pastaj disa lugë domate të pasuar dhe të gjithave qitni pak kripë dhe piper. Në çdo tortilë qitni 2 lugë të kësaj shtese, qitni djathin e grirë në rende dhe lakojeni apo mbështilleni tortilën. Radhisni në enë për pjekje të lyer me vaj, qitni sipër domaten dhe qitni djathin e mbetur. Piqni në furrë në 200 gradë celsius rreth 15 minuta. Shërbejeni me sallatë sipas dëshirës. Kënaquni!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023