Qysh me përgatit troftë me arra?
- dua.com Team ·
- 13.07.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
A dini të përgatisni troftë? Kuzhinierët thonë se nëse doni të mësoni të përgatisni peshqit duhet të filloni nga troftat. Një troftë e përgatitur ashtu si duhet është një vakt i shëndetshëm për të gjithë familjen. Në vetëm pak minuta mund të shërbeni një pjatë shumë të shijshme. Nidqni recetën tonë.
Përgatitja
Së pari qepën grijeni imët dhe skuqeni me vaj në tigan të nxehtë. Pastaj arrat grijini imët ose shtypini. Pasi të jetë zbutur qepa, shtoni arrat e më pas piperin e kuq dhe përziejini të gjitha bashkë, deri sa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Pasi të jetë fërguar qepa, largojeni tiganin nga zjarri. Tavën ku do të piqet peshku lyejeni me yndyrë. Troftën e pastruar mbusheni me arrat e përgatitura dhe vendoseni në tavë. Nëse ju tepron mbushja, atëherë atë hidhjani sipër peshkut. Kjo do të ja shtojë shiijen edhe më shumë. Në fund spërkateni peshkun edhe me pak vaj e më pas futeni në furrën e parangrohur në 200 gradë. Piqeni këtë tavë për 1 orë, ndërsa pas pjekjes shërbejeni me sallatë të gjelbër e domate. Ju bëftë mirë!
A e dini se..?
Trofta është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve Shqipërisë. Troftat gjenden kryesisht në ujëra të ftohta e të kthjellëta, të temperaturave prej 10–16 °C. Trofta jeton në pjesën më të madhe të lumenjve e liqeneve të Amerikës së Veriut, Azisë veriore dhe në Evropë. Trofta më e njohur në vendin tonë është Korani. Është peshk mishngrënës.