Qysh me përgatit troftë në tavë me arra?

  • dua.com Team ·
  • 17.07.2020 ·
  • Receta ·
  • 2 min read
Këtë radhë ju sjellim recetën për troftë në tavë. Në vetëm pak minuta mund të shërbeni një pjatë shumë të shijshme. Peshku është gatimi perfekt për tani në verë. Jo vetëm që nuk është i rëndë sa mishrat e tjerë, por është edhe shumë i pasur me lëndë ushqyese. Prandaj ne po ju rekomandojmë këtë recetë që do t\’ju bëjë t\’i lëpini gishtat. Mos e lini pa e provuar sepse shija është e jashtëzakonshme! Në anën tjetër edhe përgatitja është mjaftë e lehtë, edhe nëse ju nuk jeni ekspert i peshkut.

Përbërësit për troftë në tavë

  • 1 kg troftë;
  • 150 g arra;
  • 1 qepë;
  • 1 lugë spec i kuq i bluar;
  • vaj;
  • kripë,
  • piper i zi i bluar.

Përgatitja

Së pari, për të përgatitur troftë në furrë grijeni qepën imët dhe fërgojeni në tigan në vaj të nxehtë. Pastaj shtypniarrat  në havan apo grini imët. Kur qepa të zbutet në tigan shtoni arrat, pastaj specin e bluar dhe përzieni. Përzini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene. Pasi që qepa fërgohet, hiqeni tiganin nga furra. Enën rezistuese ndaj zjarrit spërkateni me vaj. Në anën tjetër troftën mbusheni me fill nga tigani dhe radhisni peshkun në enën rezistuese ndaj zjarrit. Fillin e mbetur zbrazeni mbi troftë dhe spërkateni me vaj. Troftën në tavë piqni 60 minuta në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius. Shërbejeni të nxehtë me sallatë të gjelbër dhe domate. kjo recetë është e përshtatshme për dreka apo edhe për darka. Atë mund ta shërbeni për miq e musafirë lirsht, sepese është një recetë që nuk haset shpesh. Ju bëftë mirë!

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023