Qysh me përgatitë bombica?
- dua.com Team ·
- 01.05.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Kur është hera e fundit që keni ngrënë bombica? Bombicat janë një nga ëmbëlsirat më të shijshme që mund të gatuhen me biskota. Mirëpo lajmi i mirë është se edhe përgatitja e tyre është mjaftë e lehtë. Prandaj më nuk keni nvojë t\’i blini nëpër ëmbëltore apo nëpër fura ta ndryshme. Ato për një kohë shumë të shkurtë mund t\’i përgatisni edhe në shtëpi.
Më poshtë po ju sjellim edhe recetën për bombica. Nëse e ndiqni hap pas hapi patjetër se do të keni sukses dhe bombicat tuaja do të jenë shumë të shijshme.
Përbërësit
- 700 gr biskota të bluara
- 500 ml qumshtë
- 250 gr margarinë
- 5 lugë kakao
- 5 lugë sheqer
- Kokos
Receta
700 gr biskota të bluara i hedhim në një enë të plastikës. Aty pastaj i shtojmë 5 lugë gjelle kakao dhe 5 lugë sheqer dhe i perziejmë së bashku. Margarinin e shkrijmë bashkë me qumshtin. Pasi të jetë shkririë mandej qumshtin e hedhim mbi biskota dhe i perziejmë deri sa të bashkohet masa. Mandej i marrim biskotat dhe i bejm në formë të rrumbullakët. Format lehtazi mund t\’ja japim edhe me dorë. Pasi të jenë formuar thopëthat e vegjël mund t\’i lyejmë edhe me kokos. Pas kësaj i lëmë të ftofen para se t\’i shërbejmë. Nëse i provoni, ju bëfshin mirë!