Qysh me përgatitë bukë banane sipas një recete të thjeshtë?
- dua.com Team ·
- 09.11.2020 ·
- Receta ·
- 2 min read
Bukë banane – është një nga ëmbëlsirat e mia të preferuara. Jo vetëm që përgatit dicka të shijshme, por edhe shumë të shëndetshme. Një ëmbëlsirë perfekte për një caj të ngrohtë pasditeje apo pas një vakti të lehtë. Ja si përgatitet:
Përbërësit per bukë banane:
- 2 deri 3 banane të pjekura mirë (flasim për banane që mund të jenë nxirë në lëkurë)
- 1⁄2 filxhan gjalpë, mundësisht gjalp lope
- 1 filxhan sheqer të bardhë
- 2 vezë
- 1⁄2 gota miell
- 1 lugë sode buke
- 1⁄2 lugë kripë
- 1⁄2 lugë vanilje
- 1⁄2 filxhan rrush i thatë
Përgatitja
Ngrohni furrën paraprakishtë në temperaturën 250 gradë. Në një tas bëjmë përzierjen e gjalpit dhe sheqerin. Pastaj i shtojmë 2 vezë të rrahura lehtë dhe bananet e grimcuara. Nëse është e mundur, shtypini bananet me pirunj ose në blender.
I përziejmë të gjitha derisa të fitojmë një masë homogjene.
Në një tas të veçantë, përziejmë së bashku: 1 1⁄2 gota miell, 1 lugë sode buke dhe 1⁄2 lugë kripë dhe shtojmë në masën e përgaditur me vezët dhe bananet. Shtojmë 1⁄2 lugë të ekstraktit të vaniles dhe rrushin e thatë. Në fund hedhim miellin dhe i përziejmë te gjitha se bashku. Fitojmë një brum të ngjashëm me atë të bukës. E ngjeshim njësoj si buka e zakonshme, e vendosim në tavë të cilën më parë e kemi lypër me pak gjalë. Bukën e pjekim për 65 minuta minuta nën temperaturën 170 grad. Ju bëftë mirë!